Kina ka njoftuar se synon të lehtësojë pajtimin midis dy lëvizjeve kryesore rivale palestineze, Fatah dhe Hamas, pas informacionit se ata së shpejti do të takohen me zyrtarë në Pekin.

Fatah, lëvizja e themeluar nga udhëheqësi historik palestinez Yasser Arafat dhe rivali i Hamasit në luftën e Gazës kundër Izraelit pritet të takohen në Pekin me zyrtarët kinezë më 20 dhe 21 korrik, sipas Fatah. Hamasi nuk ka komentuar mbi bisedimet, të cilat mund të hapin rrugën për bisedimet formale të pajtimit midis dy lëvizjeve palestineze.

I pyetur sot, zëdhënësi diplomatik kinez Lin Jian nuk konfirmoi zyrtarisht se një takim do të zhvillohej në Pekin, por theksoi se Kina do të ndajë “informacionet në kohën e duhur”.

“Kina mbështet të gjitha palët palestineze me qëllimin e arritjes së pajtimit dhe unitetit përmes dialogut dhe negociatave”, theksoi Lin, duke sqaruar se Pekini synon të krijojë mundësi për të arritur këtë qëllim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Lufta midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i grupit islamik në tokën izraelite më 7 tetor, ka ringjallur thirrjet për bisedime midis dy lëvizjeve kryesore palestineze për t’i dhënë fund ngecjes së tyre gjatë 17 viteve./vizionplus.tv