Dy presidentët Joe Biden dhe Vladimir Putin do të kenë takimin e tyre të parë javën e ardhshme në Zvicër. Por pak ditë para takimit, Biden deklaroi se gjatë takimit, Putin do të marrë vesh vetëm ato gjëra që ai dëshiron që presidenti rus të dijë.
Një deklaratë e tillë është lexuar si paralajmërim. Duke folur në Suffolkt të mërkurën, Biden përshkroi para gazetarëve planet e tij të udhëtimit dhe tha:
“Do të takohem me Putin për t’i treguar ato që unë dua që ai të dijë. Marrëdhënia jonë me Rusinë duhet të jetë e qëndrueshme dhe të dyja fuqitë duhet të mbajnë përgjegjësi. Por unë kam qenë i qartë që Shtetet e Bashkuara do të kundërpërgjigjen nëse qeveria ruse angazhohet në veprimtari të dëmshme”, tha Biden.
Ndërsa bashkëshortja e tij, Jill Biden tha këtë të enjte, teksa ndodhen në Londër për Samitin G7, se Joe Biden është shumë i përgatitur për takimet.