Shefi i Telegramit, Pavel Durov, është paditur për dështim të ndalimit të përmbajtjes ekstremiste dhe ilegale në platformën e popullarizuar për mesazhe, dhe do të jetë nën mbikëqyrje të autoriteteve, ka thënë Zyra e Prokurorit në Paris.

Ai detyrohet të paraqitet në stacionin policor dy herë në javë dhe i është ndaluar largimi prej Francës, ka thënë Zyra e Prokurorit përmes një deklarate në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Gjyqtarët hetues në Paris kanë kërkuar që shefi i Telegramit të paguajë 5 milionë euro si garanci.

Durov, i lindur në Rusi, por që ka edhe shtetësi franceze, është ndaluar në aeroportin Le Bourget në Paris, më 24 gusht, dhe është marrë në pyetje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas raportimeve të mediave franceze, ai është ndaluar me kërkesë të një departamenti special brenda Ministrisë së Brendshme të Francës, e cila angazhohet për hetim të krimeve kundër të miturve.

Dyshohet që platforma e udhëhequr prej Durovit është duke u përdorur për të siguruar materiale për abuzim seksual të fëmijëve dhe trafikim të drogës, dhe që Telegrami ka refuzuar t’i dorëzojë informacionet apo dokumentet që kanë kërkuar hetuesit.

Zyra e Prokurorit ka thënë se akuzat ndaj tij nënkuptojnë që nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me 10 vjet burgim dhe 500.000 euro gjobë.

Akuzat preliminare, sipas ligjit francez, nënkuptojnë që prokurorët kanë arsye për të besuar që është kryer një krim, mirëpo kanë nevojë për më shumë hetime.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Telegrami ka thënë përmes një deklarate më 25 gusht se Durov nuk ka asgjë për të fshehur, dhe që është absurde të ndalohet shefi i kompanisë për abuzimet që ia ka bërë dikush platformës.

Përveç shtetësisë ruse dhe franceze, Durov ka edhe pasaporta të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të një shteti të vogël në Karaibe.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më 27 gusht se dyshimet kundër Durovit janë “shumë serioze” dhe që “duhen dëshmi për t’u vërtetuar që janë aq serioze”, për t’i zhdukur dyshimet e shumë njerëzve që besojnë se miliarderi është arrestuar mbi motive politike.

Presidenti francez, Emanuel Macron, ka thënë më 26 gusht se arrestimi i Durovit është kryer vetëm në bazë të hetimeve të pavarura.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Telegrami është themeluar nga Durov dhe vëllai i tij, më 2013, pas shtypjes që u ka bërë Qeveria ruse protestave masive pro-demokracisë në Moskë, më 2011 dhe 2012.

Një prej avantazhe të platformës është që bisedat janë të sigurta dhe garantohet anonimiteti i përdoruesve.

Në grupe nuk shihet numri kontaktues i një personi.

Durov pati thënë në disa intervista se Telegrami synon të jetë “platformë neutrale” dhe jo “lojtare në gjeopolitikë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Megjithatë, kritikët në Ukrainë besojnë se në platformë përhapen dezinformata dhe lehtësohen veprime ilegale.

Disa e akuzojnë Telegramin se ka lidhje me shtetin rus dhe ka kontribuar në përpjekjet e tij për luftë në Ukrainë.

Telegrami, tani me bazë në Dubai, ka më shumë se 900 milionë përdorues dhe shumica e tyre janë në Rusi, Ukrainë dhe ish-republika tjera sovjetike./rel

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";