Vdekja e Lady Diana tronditi jo vetëm familjen Mbretërore, por mbarë botën. Kur po mbushen 23 vite nga vdekja tragjike e saj, ende mbeten mister rrethanat e aksidentit të rëndë.

Mediat e huaja kanë rikthyer në vëmendje disa foto pak çaste para se princesha të ndërronte jetë. Ajo shihet e shtrirë në makina, pasi tavani i mjetit ku ajo udhëtonte ishte hequr nga goditja. Këto pamje u zhdukën shumë kohë më parë.

Atë natë, Princesha e ndjerë ishte në sedijen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rees-Jones, i cili sot njihet me emrin Trevor Rees, pësoi lëndime të shumta, por ishte personi i vetëm që i mbijetoi aksidentit fatal. Princeshë Diana, Al-Fayed dhe Paul vdiqën, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar.

Lady Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997 në moshën 36 vjeçare.