Gati 1.4 milion fëmijë në Wuhan, në Kinën Lindore, u rikthyen në shkollë e çerdhe në qytetin ku filloi pandemia e koronavirusit në dhjetor.
Qyteti përbënte gati 80% të vdekjeve totale të Kinës dhe duroi gati 11 javë mbyllje nga janari. Shumë shkolla kanë marrë një sërë masash parandaluese për koronavirusin.
Advertisement
Këtu mund të përmendim ngritjen e disa grupeve që u matin fëmijëve temperaturën. Në ambientetet e brendshme të shkollave nuk është e detyrueshme të vishet maska, por nxënësit mund t’i mbajnë ato me vete.
The post Pa maska të detyrueshme/ 1.4 milionë fëmijë rikthehen në shkollë në Wuhan appeared first on Vizion Plus.