Agjencitë e inteligjencës amerikane kanë nxjerrë një tjetër raport për mes të cilit konfirmojnë se mund të mos jenë kurrë në gjendje të identifikojnë origjinën e Covid-19, por kanë arritur në përfundimin se virusi nuk është krijuar si armë biologjike.

Në një vlerësim të përditësuar se ku filloi virusi, Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA tregon se dy tezat më të besueshme se si nisi përhapja e koronavirusit mendohet të jenë si pasojë e një transmetimi nga kafsha te njeriu ose një rrjedhje laboratorike. Por, megjithatë, nuk ka ende informacion të mjaftueshëm për të arritur në një konkluzion përfundimtar.

Edhe ky raport është kritikuar sërish nga Kina, e cila kategorikisht nuk pranon një përgjegjësi të saj për përhapjen e virusit.

Gjetjet u publikuan në një raport të deklasifikuar, i cili është një përditësim i atij që administrata e Presidentit Joe Biden publikoi në gusht.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes të tjerash, në raport shkruhet se komuniteti i inteligjencës mbetet i ndarë për origjinën e mundshme të virusit. Katër agjenci vlerësuan me “besim të ulët” se Covid-19 mund ta ketë origjinën nga një kafshë e infektuar ose një virus i lidhur.

Por një prej agjencive pretendon se infektimi i parë njerëzor ka shumë mundësi të ketë ndodhur si pasojë e një aksidenti laboratorik, ndoshta duke përfshirë eksperimentimin ose trajtimin e kafshëve nga Instituti i Virologjisë në Wuhan.

Raporti gjithashtu bën me dije se zyrtarët kinezë nuk ishin në dijeni të ekzistencës së virusit përpara shpërthimit fillestar të Covid-19 në qytetin e Wuhan, në fund të vitit 2019.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";