Mostrat e marra nga lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalny kanë konfirmuar prezencën e një agjenti kimit, Noviçok, tha Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në një deklaratë më 6 tetor.

“Këto rezultate përbëjnë një çështje mjaft shqetësuese”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OPCW, Fernando Arias, i cili u bëri thirrje vendeve anëtarëve të zbatojnë traktatin ndërkombëtar që ndalon përdorimin e armëve kimike.

Gjetjet e kësaj organizate konfirmojnë rezultatet e Gjermanisë, ku Navalny u trajtua pasi u sëmur rëndë gjatë një fluturimi nga Siberia në Moskë më 20 gusht.

Autoritetet gjermane i kërkuan OPCW me bazë në Hagë që të merrte mostra nga Navalny dhe t’i analizonte, pasi mjekët gjermanë arritën në përfundimin se ai ishte helmuar me Noviçok, një agjent nervor i kategorisë ushtarake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjetjet e tyre u konfirmuan në mënyrë të pavarur nga laboratorët në Francë dhe Suedi, duke shkaktuar reagim ndërkombëtar dhe thirrje për sanksione kundër Moskës lidhur me çështjen.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje dhe i rezistoi presionit ndërkombëtar për të filluar një hetim penal.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, qëndron pas helmimit të tij të dyshuar.

Navalny, i cili është liruar nga spitali në Berlin, por vazhdon të mbetet në Gjermani, tha se do të kthehet në Rusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Detyra ime tani është të qëndroj i patrembur. Dhe, unë nuk kam frikë”, tha Navalny për gazetën Der Spiegel më 1 tetor./ REL

 

 

The post Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike konfirmon se Navalny u helmua me Noviçok appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";