“Orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore”, Borell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Orët më të errëta që nga Lufta e Dytë Botërore”, Borell kërcënon Putin: Mos na nënvlerëso

Shefi i politikës së Jashtme i BE-së, Josep Borrell i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë që të mos nënvlerësojë Perëndimin.

Në një konferencë për mediat,  Borrell tha se Putin duhet të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës.

“Janë orë të tëra të errta për Europën që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Putin duhet të ndalojë këtë agresion të pakuptimtë në këtë moment mendimet tona janë me njerëzit dhe popullin e Ukrainës, që ne i mbështesim dhe do të jemi më ta”, u shpreh Borrell.

Në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit Rusia sulmoi ushtarakisht Ukrainën. Nga ana tjetër Kiev ka shpallur gjendjen e luftës. Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të papara ndonjëherë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy