Vetëm pak orë para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar tubimin e tij të radhës në Fayettveille në Karolinën e Veriut. Kreu i Shtëpisë së Bardhë vuri në lojë kundërshtarin demokrat, duke e quajtur edhe njëherë të përgjumir, ndërsa e akuzoi se është një nga politikanët më të korruptuar në Amerikë.

 

 “Ju e dini se Joe Biden është si i përgjumur. Ai është edhe një nga tifozët më të mëdhenj të Kinës. Të gjithë e dimë që ai bashkëpunon me Kinën edhe po merr një shumë të konsiderueshme parash nga ata.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë ish-nënpresidenti Joe Biden, ka mbajtur paralelisht fjalimin e tij në Ohio. Ai deklaroi para mbështetësve të tij se ka ardhur koha që Trumpi të largohet.

 

“Është koha që Donald Trump të paketojë sendet e tij dhe të shkojë në shtëpi, nuk do ta lejojmë presidentin të vjedhë këto zgjedhje. Është koha të rimarrim demokracinë tonë. ”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rreth 250 milionë qytetarë kanë të drejtën e votës, ndërsa deri më tani 92 milionë prej tyre kanë votuar në procesin e hershëm. Kjo shifër rekord përbën dy të tretën e të gjithë atyre që kanë votuar katër vjet më parë.

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";