Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ora e perandorit të fundit kinez shitet me çmim rekord

Një orë, që dikur ishte në pronësi të perandorit të fundit të Dinastisë kineze Qing, është shitur për një çmim rekord prej 6.2 milionë dollarësh në një ankand në Hong Kong më 23 maj.

 

Një koleksionist aziatik, me banim në Hong Kong, thirri në telefon dhe bleu orën e rrallë të kompanisë, Patek Philippe, që i përkiste perandorit Aisin-Gioro Puyi, bëri të ditur shtëpia e ankandeve.

 

Advertisement

Jeta e perandorit kinez, Aisin-Gioro Puyi, është paraqitur në filmin që ka fituar Oscars, të titulluar The Last Emperor.

 

Çmimi real i shitjes së orës është 5.1 milionë dollarë, ndërkaq pjesa tjerë e vlerës është taksa që duhet të paguajë blerësi.

 

Advertisement

Thomas Perazzi, që udhëheq pjesën e orëve në shtëpinë e ankandeve Philips Asia, i tha Reuters se ky ishte “rezultati më i lartë” i çdo ore të dorës që dikur i përkiste ndonjë perandori.

 

Ora që dikur i përkiste perandorit të fundit kinez, Aisin-Gioro Puyi, e ekspozuar në ankandin në Hong Kong.

Ora që perandori i fundit kinez kishte mbajtur, ishte një prej tetë orëve të llojit, Reference 96 Quantieme Lune, që kishte prodhuar Patek Philipe. Perandori Puyi ia kishte dhënë dhuratë këtë orë përkthyesit të tij rus, në kohën kur ai ishte i burgosur nga Bashkimi Sovjetik, tha shtëpia e ankandit.

 

Advertisement

Çmimi fillestar i shitjes së kësaj ore ishte 3 milionë dollarë.

 

Orët e tjera që kishin qenë të perandorëve dhe që janë shitur në ankande, përfshijnë edhe një orë të prodhuar nga Patek Philippe, që kishte qenë e perandorit të fundit të Etiopisë, Haile Selassie. Ora ishte shitur më 2017 për 2.9 milionë dollarë.

 

Advertisement

Po atë vit, një orë Rolex, që dikur kishte qenë e perandorit të fundit të Vietnamit, Bao Dai, u shit për 5 milionë dollarë.

 

I lindur më 1906, Puyi ishte perandori i fundit i Dinastisë Qing të Kinës. Ai kishte nisur mbretërimin e tij në moshën 2-vjeçare.

 

Advertisement

Pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore më 1945, Puyi ishte arrestuar në Aeoportin Shenjang të Kinës nga Ushtria e Kuqe sovjetike. Ai u mbajt si i burgosur i luftës dhe qëndroi në një kamp ndalimi në Kabarovsk të Rusisë për pesë vjet.

 

Shtëpia e ankandeve tha se për tre vjet ka bashkëpunuar me specialistë të orëve, historianë, gazetarë dhe shkencëtarë për të hulumtuar historinë e orës dhe për të verifikuar origjinën e saj.

 

Advertisement

Parazzi tha se ora që i përkste Puyit ishte një prej orëve më të mira që Patek kishte prodhuar në atë kohë.

 

Gazetari Russell Working, që më 2001 kishte intervistuar përkthyesin e Puyit, Georgy Permyakov, tha se perandori kinez ia kishte dhënë orën Permyakovit në ditët e fundit të qëndrimit në Bashkimin Sovjetik, para se të ekstradohej për në Kinë./rel

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy