Ish-pjestarët e forcave speciale të ushtrisë amerikane kanë kryer disa misione sekrete gjatë ditëve të mëparshme në rrugët e Kabulit të përfshira nga kaosi me qëllim shpëtimin e kolegëve të tyre afganë nga regjimi i talebanëve.

Mediat e huaja bëjnë me dije se kanë qenë veteranët e luftës së Afganistanit, mes tyre edhe pjestarë të SEALS si edhe të “Beretave të Gjelbra”, të cilët në mënyrë vullnatare kanë mbledhur nëpër Kabul pjestarë dhe ish-pjestarë të Forcave Speciale të Afganistanit, me të cilët kanë qenë kolegë më herët në luftë kundër talebanëve.

Pasi i kanë mbledhur vullnetarisht, ata i kanë nxjerrë nga vendi për t’i çuar në vende më të sigurta, ndërkohë që talebanët kanë nisur kërkimin e tyre shtëpi më shtëpi.

Operacioni i tyre është zhvilluar paralel me atë të Pentagonit, të cilët kanë qenë më shumë të fokusuar tek civilët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";