Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, vendosni maskat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Omicron përhapet dhe në SHBA, Biden: Nuk ka nevojë për masa shtrënguese, vendosni maskat

Presidenti i SHBA, Joe Biden, ka reaguar lidhur me variantin e ri të Covid-19, Omicron i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën. Në një deklaratë Biden u shpreh se ka vend për shqetësim, por nuk duhet që të përhapet panik tek qytetarët.

Varianti i ri është zbuluar dhe në SHBA, por kreu i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se nuk ka nevojë për masa të reja pasi qytetarët janë të vaksinuar dhe mbajnë masa.

“Ndërsa do të duhen javë para se të mësojmë gjithçka duhet, doktor Fauci dhe ekspertë të tjerë besojnë se vaksinat do të vazhdojnë të ofrojnë një lloj mbrojtjeje kundër sëmundjes së rëndë. Si masë shtesë, ju lutem mbajeni maskën kur jeni në ambiente të mbyllura”, tha Biden.

Më tej shtoi se kompanitë farmaceutike po bënin plane emergjente për injektime të reja nëse ato nevojiten.

Advertisement

Në SHBA dhe Kanada janë vendosur ndalime udhëtimi nga disa vende të Afrikës Jugore. Tashmë nga SHBA nuk do të lejohen udhëtime nga Afrika e Jugut, Botsvana, Zimbabve, Namibia, Lesoto, Eswatini, Mozambiku dhe Malavi.

Edhe vende të tjera në Evropë kanë ndaluar udhëtimet nga Afrika e Jugut, si një masë për të parandaluar përhapjen e variantit të ri Omicron.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy