Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron të pavend panikun nga varianti i ri “Omicron”.Sipas ekspertëve ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta se mutacionet e mëparshme.
SOUMYA SWAMINATHAN
SHKENCETARE E SHBA-së
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Sipas të dhënave paraprake “Omicron” është shumë i transmetueshëm, dhe mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën – megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet. Por në fakt, “Delta” aktualisht përbën 99% të rasteve globalisht. Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë.”
Sipas ekspertëve, varianti i ri i covid-19 është shfaqur në afërisht 40 vende. Shumë shtete kanë njoftuar ndalime të udhëtimit nga Afrikës Jugore, ku dyshohet se është zbuluar për herë të parë.
Të gjithë personat e infektuar kanë qenë pa simptoma ose me tregues të lehtë. Sipas qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, deri më sot, nuk ka patur asnjë rast të rëndë dhe asnjë vdekje nga varianti “Omicron”.