“Omicron me simptoma të lehta”/ OBSH: Nuk ka vend për panik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Omicron me simptoma të lehta”/  OBSH: Nuk ka vend për panik

Organizata Botërore e Shëndetësisë e konsideron të pavend panikun nga varianti i ri “Omicron”.Sipas ekspertëve ky variant mund të shkaktojë simptoma më të lehta se mutacionet e mëparshme.

 

SOUMYA SWAMINATHAN

SHKENCETARE E SHBA-së

Advertisement

 

“Sipas të dhënave paraprake “Omicron” është shumë i transmetueshëm, dhe mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën – megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet. Por në fakt, “Delta” aktualisht përbën 99% të rasteve globalisht. Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo ​​panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë.”

 

Sipas ekspertëve, varianti i ri i covid-19 është shfaqur në afërisht 40 vende. Shumë shtete kanë njoftuar ndalime të udhëtimit nga Afrikës Jugore, ku dyshohet se është zbuluar për herë të parë.

Advertisement

 

Të gjithë personat e infektuar kanë qenë pa simptoma ose me tregues të lehtë. Sipas qendrës evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, deri më sot, nuk ka patur asnjë rast të rëndë dhe asnjë vdekje nga varianti “Omicron”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy