Olta Xhaçka: Sulmet ruse në Mariupol janë tmerruese, ekipi shqiptar në OKB do të bëjë presion ndaj Rusisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Olta Xhaçka: Sulmet ruse në Mariupol janë tmerruese, ekipi shqiptar në OKB do të bëjë presion ndaj Rusisë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka dënuar ashpër sulmet e Rusisë në qytetin jugor të Mariupolit, të cilët kanë shënjestruar edhe qytetarët e thjeshtë, duke bombarduar kopshte, materniteti, shkolla dhe institucione.

“Nuk kam fjalë për të shprehur dhimbjen dhe indinjatën ndaj këtij akti barbar”, shkruan Xhaçka në Twitter. “Vrasja e civilëve, shkatërrimi i materniteteve, sulmet ndaj infrastrukturës, janë krime, të cilat duhen dënuar botërisht”.

Ndër të tjera, ministrja shtoi se ekipi shqiptar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, së bashku me vendet e tjera partnere, do të bëjë të pamundurën për të ushtruar presion ndaj Rusisë, që të mos synohen më civilët e thjeshtë në sulmet me bomba.

Në një javë luftime, thuajse 1 mijë e 300 persona kanë humbur jetën në Mariupol sipas autoriteteve ukrainase.

Advertisement

Vetë presidenti Volodymyr Zelensky, ka publikuar një video nga materniteti i Mariupolit, i cili ishte tërësisht i shktërruar për shkak të sulmeve me raketa.

Ndërsa, bilanci mund të jetë edhe më i rënduar nga sa deklarohet, pasi shifrat aktuale janë paraprake.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy