Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan sot se numri i civilëve që u strehuan në vendet evropiane për shkak të luftës në Ukrainë ka arritur në 5 milionë.
Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, numri i azilkërkuesve ukrainas të pranuar në 44 vende evropiane që nga 7 qershori, ka arritur në 4.8 milionë.
Advertisement
Ndërsa, 3.2 milionë prej këtyre refugjatëve kanë marrë mbrojtje te përkohshme.
Gjithashtu, 2.3 milionë banorë janë kthyer në Ukrainë që nga fillimi i luftës.
Advertisement
Në Poloni ndodhen 1.1 milionë refugjatë ukrainasë, 780 mijë janë në Gjermani, 366 mijë në Çeki, 125 mijë në Itali, 118 mijë në Spanjë dhe 85 mijë në Turqi.