Agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar për krizë humanitare në Liban, pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.

Libani veçse ka qenë duke u përballur me probleme të rënda ekonomike edhe para shpërthimit, i cili ka lënë të vdekur 154 persona, mbi 5,000 të plagosur dhe më shumë se 300,000 persona të pastrehë.

Programi Botëror për Ushqim ka thënë se dëmi i shkaktuar në portin e Bejrutit do të pengojë dërgesat ushqimore dhe do të ndikojë në rritje të çmimeve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se sistemi shëndetësor është i dëmtuar rëndë, dhe se shumë spitale nuk funksionojnë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë, presidenti libanez, Michel Aoun, ka kundërshtuar thirrjet për hetime ndërkombëtare për shpërthimin, duke thënë se autoritetet lokale do të vlerësojnë nëse ky incident është nxitur nga ndonjë “ndërhyrje e jashtme” siç është bomba.

Lideri i lëvizjes militante, Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka mohuar pretendimet se ka ruajtur armë apo municion në port.

Qeveria ka thënë se shpërthimi ka qenë si rezultat i ndezjes së 2,750 tonëve të nitratit të amonit, i cili është thënë të jetë ruajtur në port për gjashtë vjet.

Para shpërthimit të së martës, 75 për qind e qytetarëve të Libanit kanë pasur nevojë për ndihmë, 33 për qind prej tyre kanë humbur punën dhe një milion të tjerë kanë qenë duke jetuar në kufirin e varfërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post OKB paralajmëron krizë humanitare në Liban appeared first on Vizion Plus.