Afganistani po përballet me një “katastrofë” që përfshin urinë, të pastrehët dhe kolapsin ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare, paralajmërojnë udhëheqësit botërorë sot.

Me zemërimin në rritje mbi përpjekjet kaotike të evakuimit, figura të larta në Kabul paralajmëruan se kaosi i fundit po kombinohet me thatësirën, zhvendosjet e mëdha të njerëzve dhe paralizën ekonomike për të krijuar një fatkeqësi që kërkon veprim të menjëhershëm ndërkombëtar.

Mary-Ellen McGroarty, drejtoresha e Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së për Afganistanin, tha se veprimi i shpejtë i koordinuar ishte domosdoshëm.

“Përndryshe, një situatë tashmë e tmerrshme do të bëhet një katastrofë absolute, një katastrofë e plotë humanitare,” tha ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne duhet të dërgojmë furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por furnizimet mjekësore, furnizimet e strehimit. Kemi nevojë për para dhe na duhen tani. Vonesa për gjashtë apo shtatë javë, do të ishte tepër vonë për këta njerëz.

Ata nuk kanë asgjë. Ne duhet të marrim ushqim tani dhe t’ua dërgojmë komuniteteve në provinca, para se rrugët të bllokohen nga bora”, shtoi ajo.

Afganistani ra në duart e talebanëve një javë më parë, duke ngjallur firkë e terror në vend. Janë me mijëra afganët që kërkojnë të largohen nga vendi, duke krijuar kaos në aeroportin e Kabulit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";