Koordinatori special i Kombeve të Bashkuara për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme dënoi të enjten planin e Izraelit për vendbanime të reja në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Zgjerimi i vendbanimeve të Izraelit vazhdon të jetë një nxitës i konfliktit në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke rrënjosur më tej okupimin dhe duke minuar të drejtën e palestinezëve për shtet të pavarur”, tha Tor Ëennesland në një deklaratë.

Izraeli avancoi më shumë se 3,000 njësi të reja banimi në tre vendbanime të okupuara të Bregut Perëndimor deri në fazat përfundimtare të miratimit.

OKB-ja u kërkoi autoriteteve izraelite të ndërpresin të gjithë aktivitetin e vendbanimeve dhe përsëriti se ato janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur ndjeshëm që nga fillimi i luftës, me kolonët që djegin makina, shkatërrojnë infrastrukturën dhe sulmojnë e vrasin palestinezët. Muajin e kaluar, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi raundin e parë të sanksioneve që synojnë kolonët izraelitë  të akuzuar për kryerjen e dhunës në Bregun Perëndimor. Sanksionet bllokojnë asetet e tyre financiare dhe i ndalojnë ata të hyjnë në SHBA. Ato shënojnë një nga lëvizjet më të rëndësishme që presidenti amerikan, Joe Biden, ka ndërmarrë për të kritikuar Izraelin që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas më 7 tetor./vizionplus.tv/