Kombet e Bashkuara njoftuan se tridhjetë e tetë persona u vranë në Mianmar të mërkurën në një përpjekje të ushtrisë për të shuar protestat në disa qytete të vendit. Kjo është dita më e përgjakshme që prej shpërthimit të demonstratave kundër grushtit të shtetit ushtarak të muajit të kaluar.

Sipas dëshmitarëve, policia dhe ushtria hapi zjarr ndaj protestuesve me pak paralajmërim.

Gjakderdhja vjen vetëm një ditë pasi vendet fqinje bënë thirrje për përmbajtje pas rrëzimit nga ushtria të qeverisë së zgjedhur të udhëheqëses de facto të vendit Aung San Suu Kyi.

“Është e tmerrshme, është një masakër. Asnjë fjalë nuk mund ta përshkruajë situatën dhe ato që ndjejmë”, tha për agjencinë Reuters aktivisti Thinzar Shunlei Yi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes të vrarëve ishin edhe katër fëmijë. Mediat vendëse njoftuan gjithashtu për qindra protestues të arrestuar.

“Sot ishte dita më e përgjakshme që nga dita kur ndodhi grushti i shtetit më 1 shkurt. Vetëm sot patëm 38 të vdekur. Tashmë kemi më shumë se 50 të vdekur që nga fillimi i grushtit të shtetit dhe shumë të tjerë janë plagosur”, tha në Nju Jork e dërguara speciale e Kombeve të Bashkuara për Mianmarin, Christine Schraner Burgener.

Një zëdhënës i këshillit ushtarak në pushtet nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Në një postim në Twitter Papa Françesku shkruante: “një lajm i trishtuar për përplasje të përgjakshme dhe humbje jetësh… u bëj thirrje autoriteteve të përfshira që dialogu të mbizotërojë mbi shtypjen”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkimi Evropian tha se të goditja e civilëve të paarmatosur dhe punonjësve të shëndetësisë ishte shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar./ VOA