OBSH zbulon ‘fajtorin’: Kërcënimi më i madh i botës nuk është Coronavirus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH zbulon ‘fajtorin’: Kërcënimi më i madh i botës nuk është Coronavirus

Organizata Botërore e Shëndetit është shprehur se në këtë moment, kërcënimi më i mad hi njerëzimit nuk është virusi Covid 19.

Sipas OBSH, mungesa e një lidershipi dhe solidariteti global është ajo që po i shkakton popujve anë e mbanë globit problemet më të mëdha.

Vetëm ditën e sotme është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në një ditë të vetme me 183 mijë persona të prekur nga Coronavirus.

Advertisement

Pjesa më e madhe janë në Brazil, të ndjekur nga Shtetet e Bashkuara dhe India, shkruan BBC.

Koreja e Jugut është prekur nga vala e dytë e virusit, kanë bërë me dije zyrtarët ditën e sotme, edhe pse numri i infektimeve ka rënë. Ndërkohë Franca ka njoftuar rihapjen e kinemave, pishinave dhe qendrave sportive.

Në të gjithë botën u konfirmuan dje zyrtarisht 9 milionë raste me 467 mijë vdekje.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy