Vaksinat ekzistuese janë efektive kundër Omicron, sipas një zyrtari të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Kjo deklaratë vjen pas rezultatit të testeve të para laboratorike të variantit të ri në Afrikën e Jugut, në të cilën theksohej se Pfizer ka të ngjarë të jetë 40 herë më pak efektiv ndaj Omicron, shkruan BBC. 

Sipas Mike Ryan, nuk ka asnjë të dhënë se Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave.

“Ne kemi zhvilluar vaksina që kanë rezultuar efektive kundër të gjitha varianteve deri më tani, për sa i përket sëmundjes së rëndë dhe shtrimit në spital, dhe nuk ka asnjë arsye të mendojmë që diçka e tillë nuk do të ndodhë me Omicron” , tha Ryan, drejtori i urgjencave të OBSH-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimi i ri i Afrikës së Jugut i cili ende nuk është rishikuar nga kolegët nxori në pah se vaksina Pfizer/BioNTech mund të rezultojë në deri në 40 herë më pak efektive kundër Omicron sesa kundër llojit origjinal të Covid.

Virologu Sigal tha se personat e vaksinuar dhe që kanë kaluar Covid janë të mbrojtur nga Omicron.  Shkencëtarët besojnë se infeksioni i mëparshëm, i ndjekur nga vaksinimi ose një dozë përforcuese, ka të ngjarë të rrisë nivelin e antitrupave dhe ndoshta t’i mbrojë njerëzit kundër sëmundjeve të rënda.