Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të martën se sulmet në spitale, ambulanca dhe objekte të tjera të kujdesit shëndetësor në Ukrainë janë shtuar ndjeshëm ditëve të fundit.

 

Agjencia e OKB-së tha se të paktën nëntë persona kanë vdekur në 16 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor, që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt. Ajo nuk tha se kush është përgjegjës për sulmet.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne do të vazhdojmë t’i përditësojmë këto shifra. Ato janë rritur mjaft shpejt gjatë ditëve të fundit”, tha zyrtarja e OBSH-së për urgjenca në Evropë, Catherine Smallwood.

 

Drejtori për Evropën i OBSH-së, Hans Kluge, tha se organizata po përpiqet ta furnizojë me shpejtësi Ukrainën, ku, siç tha, oksigjeni, insulina, pajisjet mbrojtëse personale, furnizimet kirurgjikale dhe produktet e gjakut po mbarojnë. Furnizimi me oksigjen, vaksinat e fëmijëve dhe ekspertiza e shëndetit mendor janë ndër prioritetet kryesore të OBSH-së për rajonin, tha Kluge.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai po ashtu theksoi rëndësinë për t’u dhënë përparësi nevojave shëndetësore të grave.

 

“Konfliktet e kaluara na kanë treguar se vajzat adoleshente, gratë me aftësi të kufizuara dhe gratë e moshuara janë në situatën më të cenueshme”, tha Kluge.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes./R.E.L