Virologia kineze, Li-Meng Yan lëshoi një tjetër deklaratë të fortë lidhur me virusin Sars-Cov-2. Ajo akuzoi Organizatën Botërore të Shëndetësisë se po bashkëpunon me Kinën.

“Askush nuk po thotë të vërtetën. OBSH po bashkëpunon me Partinë Komuniste Kineze”, tha virologia gjatë një interviste për “News Mediaset”.

Li-Meng Yan paralajmëroi se së shpejti do të publikojë prova të reja që tregojnë se koronavirusi u krijua me qëllim për të dëmtuar njerëzit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nuk kemi të bëjmë me një virus natyror, por me një patogjen artificial të krijuar në një laborator. Së shpejti unë do të botoj një raport tjetër, përveç atij që kam publikuar. Ai do të përmbajë detaje shumë specifike që tregojnë sesi u zhvillua virusi. Atëherë do të shihni se kam të drejtë. Pandemia është një katastrofë historike që nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Tregu i Wuhan është vetëm një justifikim, nuk ka asnjë lidhje me përhapjen e virusit.”

Në fund, virologia i dërgoi një mesazh komunitetit shkencor, i cili në të kaluarën e akuzoi atë për përhapjen e një teorie të pabazuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Unë kam vite që punoj në këtë fushë, jam në krye të kërkimeve dhe e di se si funksionon. Studimi që botova është shumë i qartë. Shkencëtarët që më kritikuan nuk e panë me kujdes, ata i besuan asaj që u filtrua nga goja e të tjerëve.”

Disa ditë më parë, mjekja kineze botoi disa gjetje që sipas saj, tregojnë se virusi u prodhua në laborator për të dëmtuar njerëzit brenda gjashtë muajve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post “OBSH po bashkëpunon me Kinën”/ Virologia kineze: Do të nxjerr detaje të tjera, do të më jepni të drejtë appeared first on Vizion Plus.