OBSH: Omicron më i lehtë sesa Delta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Omicron më i lehtë sesa Delta

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave mbi variantin “Omicron” qartëson se spektri i sëmundjes nuk ka ndryshuar dhe nuk ka vend për panik. Mjekja epidemiologe pranë organizatës, Maria Van Kerkhove, shprehet se të dhënat e deritanishme flasin për rritjen e transmetueshmërisë, por jo agresivitetit të “Omicron” krahasuar me variantet e tjera.

 

MARIA VAN KERKHOVE

EPIDEMIOLOGE, OBSH

Advertisement

 

“Po shohim një shkallë të lartë të transmetueshmërisë së Omicron krahasuar me variantet e tjera shqetësuese. Por është ende shumë herët që të flasim për ndikimin real të tij. Nga të dhënat e deritanishme dimë se “Omicron” është më i lehtë krahasuar me Deltën. Por nëse kemi më shumë raste rrjedhimisht do të kemi më shumë shtrime në spital. Dhe kjo është ajo që na shqetëson sepse mund të bëhet e vështirë për njerëzit me gjendje të brishtë shëndetësore. Profili i sëmundjes nuk ka ndryshuar por është thelbësore që të reduktoni ekspozimin ndaj virusit.”

 

Ndërkohë, qendra evropiane për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve bën të ditur se varianti “Omicron” është identifikuar në 27 vende anëtare të bllokut dhe zonës ekonomike evropiane.

Advertisement

 

10 raste janë regjistruar në fqinjin jugor Greqi dhe 27 në Itali, ndërsa ka dyshime edhe për tre raste në Mal të Zi.

 

Por të gjitha janë shfaqur pa simptoma ose me shenja të lehta, ndërsa nuk ka patur asnjë rast vdekje.

Advertisement

 

Pavarësisht kësaj, Italia ka ashpërsuar masat e kontrollit në kufij, duke kërkuar testin negativ ndaj koronavirusit për të gjithë udhëtarët, edhe nëse janë të vaksinuar.

 

Ndërsa të pavaksinuarit pavarësisht testit do të duhet të kalojnë edhe një karantinim pesë ditor. Rregullat e reja do të jenë në fuqi deri më 31 janar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy