
“Ka shpresë që deri në fund të këtij viti do të kemi një vaksinë kundër koronavirusit.” Kështu deklaroi Drejtori i Përgjitshhëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në fund të një takimi dy-ditor të Komitetit Ekzekutiv të organit.
Aktualisht, sipas “BBC”, ka rreth 40 vaksina në fazën e provës klinike, përfshirë një të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit që tashmë është në një fazë të përparuar të testimit.
Advertisement
Por drejtori i OBSH-së nuk specifikoi se cila vaksinë mund të jetë e disponueshme deri në fund të vitit. Më herët, OBSH tha se nga COVID-19 mund të jetë prekur 10% e popullsisë botërore.
The post OBSH: Ka shpresë që ta kemi vaksinën deri në fund të vitit appeared first on Vizion Plus.