Ndërsa varianti Omicron përhapet me shpejtësi në Evropë, Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve evropiane që ta bëjnë të detyreshme përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura dhe t’i japin përparësi vaksinimit, edhe me dozë përforcuese, për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë, si punonjësit shëndetësorë dhe të moshuarit.
Gjatë javës së parë të janarit në Evropë janë identifikuar më shumë se 7 milionë raste të reja me variantin Omicron, çka përbën dyfishim të rasteve në vetëm dy javë. Drejtori i OBSH-së për Evropë, Dr. Hans Kluge tha sot në një konferencë shtypi se 26 vendet evropiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID.
Zoti Kluge shtoi se situata aktuale po shuan shpresat e vendeve që të prandalojnë mbingarkesën në sistemet e tyre të shëndetësisë. Ai parashikon infektimin e gjysmës së popullsisë në Evropën Perëndimore në gjashtë deri tetë javët e ardhshme.
“Omicron lëviz më shpejt dhe shtrihet më gjerë se çdo variant tjetër i koronavirusit. Prandaj u bëjmë thirrjeve vendeve që ta bëjnë të detyrueshme përdorimin e maskave të cilësisë së lartë në mjediset e mbyllura, të ofrojnë ato për kategoritë e rrezikuara dhe t’i japin përparësi vaksinimit të njerëzve edhe me dozën përforcuese. Punonjësit shëndetësorë dhe të tjerët që kryejnë punë thelbësore duhet të kenë qasje të hershme në dozën përforcuese, që shërbimi i tyre të mos ndalet”, thotë ai.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Më herët zyra e OBSH-së në Gjenevë u kishte kërkuar vendeve të pasura që të mos fillonin shpërndarjen e dozave përforcuese por t’i dhuronin ato tek vendet e varfra, ku nivelet e vaksinimit janë ende të ulta.
Ndërsa Omicroni vazhdon të përhapet në lindje të kontinentit evropian, zoti Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri.
Në Danimarkë, theksoi ai, shtrimet në spital të të pavaksinuarve ishin gjashtë herë më të larta se të atyre që janë imunizuar./VOA