OBSH: Ja kur pritet të përfundojë pandemia e Covid-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +
OBSH: Ja kur pritet të përfundojë pandemia e Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se pandemia e koronavirusit mund të vihet nën kontroll për dy vjet.

Drejtori i OBSH-së, Adhanom Ghebreyesus tha më 21 gusht se shpreson që teknologjia moderne i jep mjete njerëzimit që ta luftojë sëmundjen COVID-19, në mënyrë me efektive sesa ishte luftuar pandemia e Gripit Spanjoll.

“Prandaj, ne shpresojmë se kjo pandemi do të përfundojë në më pak se dy vjet”, tha ai.

Megjithatë, shefi i OBSH-së paralajmëroi se “edhe nëse ne e kemi një vaksinë, pandemia nuk do të përfundojë vetë”.

Advertisement

Shtetet nuk duhet t’i kenë shpresat vetëm te një vaksinë potenciale, por duhet të zbatojë në mënyrë efektive masat shëndetësore dhe njerëzit duhet t’i përmbahen masave që të ulet lakorja e infektimeve, tha ai.

Aktualisht Evropa po përjeton rritje të rasteve të reja me koronavirus ndryshe nga SHBA ( vendi me i goditur nga pandemia), ku numri ditore i te infektuarve po ulet.

The post OBSH: Ja kur pritet të përfundojë pandemia e Covid-19 appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy