“Nuk është e drejtë t’i japësh dozën e tretë të vaksinës kundër covid njerëzve të shëndetshëm”, kjo është deklarata e lëshuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Sipas rrjetit amerikan “CNBC”, “në disa vende, shkalla e mbulimit të vaksinimit është vetëm 2% dhe shumica e këtyre vendeve janë në Afrikë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i organizatës ndërkombëtare, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Doza e tretë e vaksinës covid ka filluar tashmë të jepet në Shtetet e Bashkuara, ku gati 54% e popullsisë është vaksinuar plotësisht me dy doza.

Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se 1.8 milion doza janë siguruar tashmë në Shtetet e Bashkuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u ka bërë thirrje përsëri vendeve të pasura që të ndalojnë dhënien e dozës së tretë të vaksinës covid me shpresën se më shumë vaksina do të jenë në dispozicion për vendet e varfra, në mënyrë që të bëhet edhe atje imunizimi i qytetarëve.