Suedia ka vetëm 13 pacientë me koronavirus në terapi intensive, edhe pse nuk u fut në karantinë. Suedia vendosi të ndjekë strategjinë e “imunitetit të tufës” dhe sot numëron mesatarisht vetëm një vdekje në ditë. Në fillim, atje u infektua një numër i lartë personash, krahasuar me vendet e tjera që ishin në karantinë.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve atj është 5,843. Që nga fillimi i gushtit, Suedia ka numëruar 79 vdekje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur në një konferencë shtypi javën e kaluar, epidemiologu Anders Tegnell tha: “Suedia ka kaluar nga të qenit një nga vendet me më shumë të prekur në Evropë, në një nga vendet me më pak të infektuar në Evropë. Shumë vende të tjera kanë parë një rritje mjaft dramatike. Ajo që ne shohim tani është se politika e qëndrueshme mund të jetë më e ngadaltë në marrjen e rezultateve, por ajo rezultati do të vijë. Dhe ne shpresojmë që rezultati të jetë i qëndrueshëm.”

Suedia dje regjistroi 204 raste pozitive, shumë pak krahasuar me 1.698 raste të konfirmuara në 24 qershor.

The post Nuk u fut në karantinë/ Suedia ka vetëm 13 pacientë në terapi intensive appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";