Sipas mediave të huaja, skandali shpërtheu pasi Joachim udhëtoi nga Brukseli në Madrid, dhe në fund për në Kordoba, për të marrë pjesë në një aheng me 27 të ftuar të tjerë më 26 maj.
Bëhet e ditur se gjatë asaj kohe tubimet ishin të kufizuara në maksimum për 15 pjesëmarrës. Princi më pas rezultoi pozitiv me coronavirus, dhe të gjithë të ftuarit në darke u detyruan të vetë-izolohen.
Prania e Joachim, e zbuluar nga gazeta spanjolle El Confidencial, shkaktoi “tensione” midis dy shteteve, atë të Spanjës dhe Belgjikës. Të mërkurën, autoritetet spanjolle gjobitën Joachim, pasi nuk u izolua kur mbërriti në Spanjë, siç ishte në atë kohë e detyrueshme.