Ushtarët amerikanë që kanë “zbarkuar” në Siri po testojnë dylbinë e re elektronike të pushkës automatike, e cila nuk do t’i lejojë të qëllojnë derisa sistemi elektronik detekton dhe sigurohet që plumbi po godet objektivin.

Bëhet fjalë për dylbinë SMASH 200 që llogarit trajektoren e plumbit kur shkrepet mbi një objektiv të caktuar, duke u mundësuar ushtarëve që fillimisht “të shënjojnë” objektivin, dhe më pas të prekin një buton në afërsi të këmbëzës së pushkës.

Kur ushtari është i gatshëm të gjuajë, sistemi përcakton nëse shenja e tyre është në objektiv dhe nëse një gjë e tillë nuk është në rregull sipas përllogaritjeve, nuk do të shkrepet pushka edhe nëse këmbëza tërhiqet nga ushtari.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në poligonin testues të ushtrisë amerikane al-Tanf në Siri në afërsi të vijës kufitare me Jordaninë dhe Irakun, ushtarët përdorën dylbinë SMASH 2000 për të vënë në shënjestër dronët e vegjël që lëviznin në qiell.