Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar se normalizimi po vazhdon ashtu siç synohet dhe masat paraprake janë jetike. “Lufta do të vazhdojë derisa të regjistrohet rasti i fundit”, ka thënë ai.
Ministri tha gjithashtu se fluksi i punës i spitaleve në vend po kthehet gjithashtu në normalitet. “Institucionet tona shëndetësore po kthehen në rrjedhën e tyre normale të punës, si pjesë e normalizimit të Turqisë në luftën kundër pandemisë së coronavirusit”, ka shtuar ai. Ministri Koca ndau edhe shifrat e përditshme.
“867 njerëz nga 52305 dolën sot pozitivë me coronavirus ndërsa 24 humbën jetën; numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka tejkaluar 130,000”, ka thënë më tej ai.