Një vajzë e re është vrarë brutalisht me thikë nga tre burra në Baghdad. Nourzan Al-Shammari ishte duke u kthyer nga puna në këmbë, kur u u vra në mes të ditës nga tre persona që mbanin thika dhe shami.
Policia ka arrestuar vëllain e Nourzan, për rolin e tij të dyshuar në vrasje, ndërsa janë shpallur në kërkim dy kushërinjtë e tij.
Advertisement
Nourzan, e cila punonte në një pastiçeri, besohet se është kërcënuar në mënyrë të përsëritur, sepse ajo kishte refuzuar të martohej me kushëririn e saj. Të afërmit e saj pohuan se ajo kohët e fundit kishte ndarë postime në llogaritë e saj në mediat sociale, duke thënë se ajo nuk ndihej e sigurt.
Aktivistë të shumtë kanë nisur protestat dhe kanë dënuar aktin e rëndë.
Advertisement