Nuk ndalen protestat në Itali/ Mijëra qytetarë kundër mbylljes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk ndalen protestat në Itali/ Mijëra qytetarë kundër mbylljes

Një tjetër natë protestash në Italinë fqinje. Në Bari, qytetarët u përplasën me autoritetet mbrëmjen e së mërkurës, duke sulmuar me fishekzjarrë dhe mjete të forta.

Pronarët dhe menaxherët e bizneseve mbushën sheshin e lirisë me thirrjet se nuk do të lejojnë që qyteti të mbyllet.

Edhe në Palermo pati zhvillime kaotike, forcat e policisë u përgjigjën me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Qindra litra pije u derdhën nëpër rrugë duke simbolizuar falimentimin e bizneseve.

Ndërsa në Panteonin e Romës, pronarët e restoranteve shtruan mbulesa tavoline në tokë. Ata shprehen se nuk do të munden t’i rezistojnë mbylljes së dytë pasi ende nuk janë rimëkëmbur nga mbyllja e pranverës.

Advertisement

Organizata botërore e shëndetësisë ka deklaruar se përballja me pandeminë nuk është përgjegjësi vetëm e qeverive por sidomos e qytetarëve.

 

MARIA VAN KERKHOVE MENAXHIMI I KRIZAVE, OBSH

“Ne mund t’i shmangim bllokimet në nivel kombëtar, mund t’i shmangim kufizimet masive nëse gjithkush luan rolin e vet. Vendimet që marrim çdo ditë për të shmangur hapësirat e mbushura me njerëz apo mjediset e mbyllura për periudha të gjata kohore, vendimet që marrim lidhur me shmangien e grumbullimeve, janë sakrifica që të gjithë duhet t’i bëjmë”.

Advertisement

 

Javën e ardhshme do të hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese në Gjermani, Francë dhe disa vende të tjera të Europës.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy