Protestuesit antiqeveritarë në Bjellorusi kanë vijuar natën e tretë të protestave në kryeqytetin Minsk dhe disa qytete të tjera.

Autoritetet janë përgjigjur me plumba gome dhe gaz lotsjellës dhe mjete të tjera, për të shpërndarë turmat. Mijëra njerëz janë arrestuar dhe qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Skenat e dhunës policore janë përsëritur ndërsa edhe disa gazetarë kanë mbetur të plagosur. Forcat e sigurisë kanë vendosur orën policore për të shmangur grumbullimet, duke ndaluar njerëz e makina nëpër rrugë si dhe duke kufizuar transportin publik.

Protestat massive antiqeveritare me më shumë se 5,000 persona të ndaluar, mbi 200 nëpër spitale dhe një të vdekur, kane ardhur pasi Komisioni Qëndror Zgjedhor shpalli fitoren me 80 % të votave të Alexander Lukashenka, në zgjedhjet presdienciale që u mbajtën më 9 gusht.Lukashenka mban pozitën e presidentit të Bjellorusisë që nga viti 1994.

The post Nuk ndalen protestat në Bjellorusi/ Përleshje të dhunshme, plagosen edhe gazetarë appeared first on Vizion Plus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";