Mijëra njerëz pushtuan sheshin e pavarësisë në Minsk duke Mërkur me ngulm dorëheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenko. Protestat nuk kanë ndalur nga data 9 gusht ndërsa kreu i shtetit ka deklaruar se do të heqë dorë nga pushteti vetëm nëse e vrasin.

Në mbledhjen urgjente të kësaj të mërkure, Këshilli Europian do të diskutojë sanksionet dhe masat që do të ndërmerren ndaj zhvillimeve në Bjellorusi. Presidenti i këshillit, Charles Michel shkroi në twitter se dhuna kundër protestuesve është e papranueshme dhe nuk duhet të lejohet.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe homologu francez Emmanuel Macron kritikuan ashpër udhëheqjen e Luakshenkos dhe kanë mbështetur qytetarët që po demonstronin paqësisht për lirinë dhe sovranitetin e tyre.

BE nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit prej të cilave Aleksandër Lukashenko pretendon se ka fituar 80 përqind të votave. Por opozita e akuzon atë për manipulim të zgjedhjeve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kandidatja e opozitës, Svetlana Tihanovskaja u detyrua të kërkonte strehim në Lituani, prej nga po drejton veprimet e opozitës dhe është e gatshme ta udhëheqë vendin. Disa shtete të BE-së kërkojnë që zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi të përsëriten në kushte të lira dhe të ndershme.

The post Nuk ndalen protestat kundër Lukashenkos/ BE, mbledhje urgjente për Bjellorusinë appeared first on Vizion Plus.