Gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.
“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit, sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”, tha ai.
Komentet e tij vijnë në kohën e rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Perëndimit lidhur me grumbullimin e trupave ruse dhe me kërkesat e Moskës për “garanci të gjera të sigurisë” në Evropë dhe Azinë Qendrore.
Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën.
Advertisement