Teksa Shtetet e Bashkuara përballen nga njëra anë me kërcënimin e Covid-19, e nga ana tjetër me protestat masive që kanë pushtuar vendin prej ditësh që nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd në duart e policisë, punonjësit e një kazinojë ne Mississipi rrezikuan mbytjen pas një vërshimi të beftë ujërash, të shkaktuar nga stuhia tropikale Cristobal.

Përpjekjet e shpëtimit zgjatën më shumë se tre orë për punonjësit e bllokuar brenda kazinosë Silver Slipper për shkak të përmbytjes së papritur. Ekipet e shpëtimit janë detyruar të bëjnë disa rrugë për të larguar njerëzit prej andej.

“E kishin të pamundur të dilnin prej andej, niveli i ujit ishte rritur shumë”, tha kreu i emergjencave në kontene Hancock, Brian Hootie Adam.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përmbytjet tanimë kanë pushtuar zona të tëra bregdetare në Mississippi, thonë mediat e huaja, dhe autoritetet po i paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve të mos kalojnë andej.