Lagjia me drita të kuqe në Amsterdam do të rihapet të mërkurën, pasi kryeministri holandez, Mark Rutte, vendosi që industria e seksit të rinisë punën në momentin që numri i viktimave ditore në Holandë ra ndjeshëm.

Por, do të ketë një protokoll të rreptë që duhet të ndiqet nga të gjithë punonjëset e seksit. Prostitutat duhet të mbajnë veshur doreza dhe maska. Gjithashtu, duhet të shmangin puthjet dhe seksin oral.

Kryeministri Rutte theksoi se duke qenë një profesion me kontakt, prostitutat duhet të kontrollojnë paraprakisht klientët e tyre për simptoma koronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";