Qeveria e Shkupit miratoi vendimin dhe për të hyrë në Maqedoninë e Veriut pa asnjë kusht ndaj të huajve. As test PCR për koronavirus, dhe as vetoizolim 14 ditor, siç ishte deri më tani. Vendimi do të hyjë në fuqi më 26 qershor.

Sipas Alsat Tv, është rikthyer gjendja e rregullt e transportit të organizuar të udhëtarëve nga dhe në zonën e komunës së Tetovës dhe nga komunat Tearcë, Bogovinjë, Zhelinë, Vrapçishtë, Gostivar, Jegunovcë, Bërvenicë, Mavrovë-Rostushë dhe qyteti i Shkupit.

Qeveria ka miratuar gjithashtu protokolle për hapjen dhe funksionimin e kazinove, si dhe për organizatorët e lojërave të fatit me aparate.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shtabi Qendror i Krizave fillimisht ka miratuar propozimin për hapjen e kufijve pa kushte. Sipas vendimit të mëparshëm për të hyrë në Maqedoninë e Veriut është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë, si dhe nënshkrimi i deklaratës për vetizolimit të detyrueshëm për 14 ditë, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.