Mbi qytetin-port të Mariupolit në Detin e Zi po bien sërish bomba. Një autokolone me ndihma humanitare që po përpiqej të arrinte në qytetin juglindor i është dashur gjithashtu të kthehet prapa për shkak të luftimeve, sipas një postimi në media sociale nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.
Kurse, një këshilltar presidencial ukrainas është shprehur në mediat sociale se Rusia po bllokon qëllimisht evakuimin e civilëve nga qyteti sepse nuk ka arritur të pushtojë portin me rëndësi strategjike.
Qyteti juglindor mbetet vendi i luftimeve të ashpra. Dje, një maternitet u bombardua nga rusët e për pasojë mbetën të vrarë tre persona, duke përfshirë një fëmijë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";