Ne vërtet nuk jemi vetëm – mund të ketë 36 raca aliene inteligjente që jetojnë në galaktikën tonë, sipas një studimi të ri. Shkencëtarët britanikë kanë llogaritur se mund të ketë dhjetëra forma të tjera jeta shtesë tokësore brenda Rrugës së Qumështit.
Ata shtuan megjithatë se ka të ngjarë që distanca mesatare për civilizime të tilla të jetë 17,000 vite dritë – cka e bën zbulimin e tyre dhe komunikimin “shumë të vështirë” me teknologjinë tonë të tanishme. Gjetjet e tyre, botuar në Astrophysical Journal, synojnë të hedhin dritë të re mbi pyetjet e hershme nëse ekzistojnë forma të tjera të jetës brenda Universit tonë. Ekipi i Universitetit të Nottingham thotë se “ideja është të shohësh evolucionin, por në një shkallë kozmike.
Ne e quajmë këtë llogaritje Kufiri Astrobiologjik Kopernikan ”, u shprehën ata. Autori kryesor, Dr Tom Westby shpjegoi se: “Metoda klasike për vlerësimin e numrit të civilizimeve inteligjente mbështetet në bërjen e supozimeve të vlerave që lidhen me jetën, ku mendimet për çështje të tilla ndryshojnë mjaft thelbësisht. Studimi ynë i ri thjeshton këto supozime duke përdorur të dhëna të reja, e duke na dhënë një vlerësim të fortë të numrit të civilizimeve në galaktikën tone”, u shpreh ai.