Kryeministri Edi Rama ka zbuluar nje SMS qe erdhi pas shembjes se TK dhe pergjigjen qe i dha, e po ashtu ka treguar se godina e Teatrit Kombetar, nuk eshte veper autentike e arkitektit italian

“Dikush më coi një SMS e më tha “po si mor burrë mirë nuk u lodhe por nuk iu ndave deri sa e prishe,nuk u mërzite 21 vjet. Përgjigjja është shumë e thjeshtë, nuk kam ardhur e nuk bëj politikë për të kapur ca të kap, unë kam ardhur në një politikë për të bërë sukses dhe për të luftuar për bindjet e mia, nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor, se unë jam i politikës së bindjeve ,ndërkohë që duke u kthyer te dhimbjet dhe lëndimet ia vlen të vazhdohet e flitet se shumëkush pafajësisht që s’ka lidhje fare direkt, as me ata që humbën kështjellën e hipotekuar e të zënë me forcë prej vitesh por as me vetë teatrin, po si shkoni dhe I bini një godine të vjetër, bota nuk I prish, I ruan, atëherë kërkon shpjegim dhe kam një pyetje për të gjithë:

A e dini ju se ai projekti që ka qarkulluar tinëzisht në formën e një vizatimi, e që është shitur dhe në mediat dhe zyrat e huaja si vepra e prishur nuk është realizuar kurrë, autori nuk e ka njohur kurrë pjellën e vet si të tillë se ai projekt filloi për të qenë ai që duket në vizatimet e arkitektit Italian, por nuk vazhdoi, erdhi lufta dhe tironsit me mustaqe hijerënda që flasin në emër të asaj kohe, a e dinë që në hartën e Tiranës në kopshtet e Tiranës u mboll grurë në atë kohë, sepse u thjeshtuan të gjitha projetete e godinave, godina e TK nuk është fëmija I logjshëm I autorit Italian por fëmija bastardë I një marrëdhenie mes autorit dhe autores që ishte lufta fashiste, që duhej ushqyer me para dhe me grurin embjellë në parqet e Tiranës e në koshptet e Tiranës.

Ishte vepër e mbrëtërisë thotë mustaqja, po u nis por mustaqet kanë një gë, duket po nuk dëgjojne, u ndërpre nga lufta dhe vepra për këtë arsye kurrë nuk u konsoiderua as nga regjimi I vjetër as nga të gjitha ekspertiza si vepër e denjë për tu future në listën e monumenteve të kulturës”- tha Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";