
Koreja e Veriut deklaroi se nuk ka pasur kurrë marrëveshje armësh me Rusinë dhe nuk ka plane ta bëjë këtë. Deklarata vjen pasi Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar regjimin e Phenianit se po furnizon Rusinë me armë për luftën në Ukrainë.
Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes së Koresë së Veriut i quajti akuzat të pabaza.
Advertisement
“Ne i konsiderojmë lëvizje të tilla si pjesë të përpjekjes armiqësore të amerikanëve për të njollosur imazhin e Koresë së Veriut në arenën ndërkombëtare duke thirrur “rezolutën e sanksioneve” të paligjshme tha zyrtari në një deklaratë.
Advertisement
Shtëpisë e Bardhë deklaroi javën e kaluar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informacione që tregojnë se vendi komunist po furnizon në mënyrë të fshehtë me armatim Rusinë.
Advertisement