Politikani italian Matteo Salvini, ditën e djeshme ka refuzuar të mbajë maskë gjatë një konference të zhvilluar për Covid-19.
Ky veprim është kritikuar fort nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
“Përdorimi i maskës në vendet e mbyllura, distancimi, ndalimi i tubimeve, larja e shpeshtë e duarve mbeten thelbësore edhe në këtë fazë”, tha ministri në një radio italiane.
“Janë masa thelbësore dhe është e nevojshme të respektohen”, tha më tej ministri.
Salvini mori pjesë në takimin e organizuar nga Vittorio Sgarbi dhe u ul në vendin e parë, pa maskë mbi fytyrë, mëson Vizion Plus.
Një zyrtar i Senatit e ftoi atë që të vendosë maskën, siç edhe kërkohet nga rregullat e Parlamentit italian.
“Unë nuk kam një maskë dhe nuk e vë atë”, u përgjigj Salvini.
Madje edhe kur një nga bashkëpunëtorët e tij i solli atij maskën e dizajnuar me flamurin italian, pas disa minutash, Salvini vazhdoi të kundërshtojë mbajtjen e maskës.
The post “Nuk e vë…”/ Salvini refuzon të mbajë maskë gjatë konferencës appeared first on Vizion Plus.