Nuk e mori në telefon për ditëlindje, 46-vjeçarja godet me thikë të dashurin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk e mori në telefon për ditëlindje, 46-vjeçarja godet me thikë të dashurin

Nuk e mori në telefon për ditëlindje, 46-vjeçarja godet me thikë të dashurin

Një 46-vjeçare britanike, nënë e dy fëmijëve, qëlloi me thikë të dashurin dhe e la për të vdekur sepse ai i dërgoi një mesazh “ Gëzuar ditëlindje” në vend që ta merrte në telefon dhe ta uronte me zë.

Janet Kearns, e dënuar tashmë me 6 vjet heqje lirie për gjestin e saj ekstrem, sapo kishte mbushur 46 vjeç, kur e tërbuar nga fakti që 60-vjeçari Alan Pearce nuk e telefonoi ta uronte personalisht. Ajo mendoi se i dashuri po e tradhtonte. Pasi iu përgjigj thjesht “faleminderit” për mesazhin, e sulmoi në banesën e tij me një thikë të madhe kuzhine, teksa burri po përpiqej të thërriste policinë për ndihmë.

Janet pa me qetësi gjakun që i vërshonte burrit nga dëmtimi i arteries, dhe mendoi se e kishte vrarë. Por Pearce arriti të mbijetonte, megjithatë ka vështirësi në përdorimin e krahut të tij të djathtë, poshtë të cilit mori goditjen kryesore. Atij iu desh një ndërhyrje plastike për të mbuluar plagët e rënda e mund të ketë nevojë të operohet sërish.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy