Nuk e lejoi të merrte karburant pa vendosur maskën/ 49-vjeçari vret punonjësin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk e lejoi të merrte karburant pa vendosur maskën/ 49-vjeçari vret punonjësin

Një 20-vjeçar u vra me një plumb në kokë në Gjermani pasi i vuri në dukje një klienti 49-vjeçar të karburantit ku punonte si asistent detyrimin për të mbajtur një maskë. 

Ndodhi në Idar-Oberstein, në rajonin Rheineland-Pfalz. Autori I krimit u arrestua.

 

Sipas rindërtimit të ngjarjes nga Prokuroria, pas sherrit në pikën e karburantit mes klientit 49-vjecar dhe djalit te ri që ishte punonjës aty, atutori ka shkuar në shtëpi për të marrë një armë që mbante të fshehur. Më pas është kthyer me armë në dorë në pikën e karburantit.

Advertisement

 

Punonjësi 20-vjecar nuk është tërhequr pas dhe i ka kërkura sërish klientit që nëse donte të mërrte shërbim duhej të mbante maskën në fytyre. Mirëpo këtë herë klienti, vendosi që të qëllojë për vdekjen të riun.

 

 

Advertisement

Autori e pranoi vrasjen dhe e justifikoi veten duke deklaruar se situata e krijuar nga pandemia e vuri nën një stres të madh./ Burimi: Tgcom

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy