Covid është kthyer sërish në kryefjalë në të gjithë botën për shkak të  rritjes së numrit të të infektuarve.

Mediat e huaja kanë publikuar rastin e një nëne amerikane e cila për ta izoluar të birin e infektuar me Covid e ka futur në bagazhin e makinës. Ngjarja ka ndodhur në Teksas, ku Sarah Beam 41 vjeçe e ka futur djalin e saj 13 vjeç në bagazhin e makinës.

41 vjeçarja ka rënë në prangat e policisë nën akuzën e vënies në rrezik të jetës së djalit të saj. Ajo ka deklaruar se e kishte futur në bagazh, me qëllim që të mos infektohet edhe ajo ndërsa e dërgonte për trajtim.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";