Jo vetëm amerikanët, por e gjithë bota është befasuar me ngjarjet e këtij viti. Megjithatë shkencëtari Peter Turchin, e parashikoi që përpara një dekade paqëndrueshmërinë aktuale politike, ekonomike dhe sociale qe po ndodh.

Studiues në Universitetin e Connecticut, ai publikoi një punim në 2010 ku thoshte se ky instabilitet do të mbërrinte pikun në vitin 2020. Ai nënvizonte rritjen e borxhit publik, uljen e pagës reale, një shtim të ndjeshëm të të diplomuarve dhe një thellim të fortë të hendekut mes të pasurve e të varfërve.

Në letër, Turchin shkruan se nisur nga ky trend, “diçka e ngjashme mund të ndodhte edhe rreth vitit 2020.” Tani që kemi hyrë pikërisht në këtë vit, studiuesi rishikoi punën e tij dhe zbuloi se këto trende pësuan rritje pas vitit 2010, dhe SHBA preku nivele të ngjashme me ato që arritën kulmin në fundin e viteve 1960.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Punimi i Turchin me titullin “Paqëndrueshmëria politike mund të jetë një kontribues madhor në dekadën e ardhshme,” pretendon se “shoqëritë komplekse njerëzore preken nga valët e përsëritura – e sipas tij edhe të parashikueshme – të paqëndrueshmërisë politike”.